Procesi i numërimit të votave nga Qendrat Komunale të Numërimit është ende në vijim, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në garën për kryetar të Komunës së Mitrovicës, me 74.29% të vendvotimeve të përpunuara, Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në krye me 50.04% të votave. Ndërkohë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka arritur të grumbullojë 45.75% të votave, sipas rezultateve të verifikuara deri më tani në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë.

Leave a Reply