Tre ditë pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, procesi i numërimit të votave për asambletë komunale është ende duke vazhduar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Megjithatë, në komunën e Skenderajt, numërimi ka përfunduar nga Qendra Komunale e Numërimit për Asamblenë. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidatja kryesore e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj ka fituar 11,684 vota.
Këto rezultate e vendosin atë në krye të listës së PDK-së për Asamblenë Komunale. Ky është rezultati i parë për pesë kandidatët më të votuar të PDK-së në këtë komunë.

Leave a Reply