PDK kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me propozimin për një rritje të mundshme deri në 21% të tarifave të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë si një goditje serioze për qytetarët.

Në një kohë kur rritja e çmimeve dhe pagat e ulëta janë shqetësime të përditshme për qytetarët, PDK-ja argumenton se një rritje e tillë e tarifave do të përkeqësonte krizën sociale dhe ekonomike në vend. Partia u bën thirrje Qeverisë dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji që të mos miratojnë kërkesat për rritje të çmimeve, duke mbrojtur kështu interesin e qytetarëve.

PDK konsideron të papranueshme transferimin e barrës së dështimeve në sektorin e energjisë mbi qytetarët, duke theksuar se energjia elektrike është një e mirë bazike që kërkon trajtim të kujdesshëm institucional. Partia mbetet e angazhuar në rritjen e llogaridhënies dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve përballë politikave që rëndojnë jetën e tyre të përditshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *