Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia është në bashkëpunim të ngushtë me strukturat lokale të Mitrovicës, duke ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur votën e qytetarëve pas zgjedhjeve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çitaku siguroi mbështetësit se janë në koordinim të vazhdueshëm me degën e Mitrovicës dhe strukturat drejtuese për të parandaluar çdo përpjekje për deformimin e rezultateve, të cilat janë evidentuar nga komisionerët në terren. Ajo njoftoi se një ankesë zyrtare do të dorëzohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të adresuar çështjet e ngritura.
Për më shumë detaje, qytetarët do të informohen në një konferencë për shtyp që do të zhvillohet në orën 12:00, ku do të flasë deputeti Përparim Gruda.

Leave a Reply