Partia Demokratike e Kosovës ka planifikuar që sot në orën 14:00 të organizojë një aksion simbolik përpara Ministrisë së Ekonomisë, duke tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve energjetike të vendit.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, për shkak të ndërprerjeve të blloqeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si pjesë e investimeve për modernizimin e termocentraleve. Kjo situatë është theksuar më tej pas kërkesës së kompanisë KESCO për një rritje prej 21% të tarifave të energjisë elektrike, e cila është dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin për përdorimin e lartë të energjisë në shtëpitë e qytetarëve. Rizvanolli ka sqaruar se, edhe pse ende nuk ka një vendim për rritjen e tarifave, faktorë të ndryshëm në sektorin energjetik mund të ndikojnë në këtë drejtim.
Ajo e ka quajtur këtë situatë një “sacrificë të domosdoshme” për të ardhmen e vendit.

Leave a Reply