PDK përballet me balotazh në gjashtë komuna

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e balotazhit që do të mbahet më 9 nëntor, ku PDK-ja konkuron në gjashtë komuna të Kosovës.

Kandidatët e kësaj partie që do të garojnë janë Shaqir Totaj në Prizren, Arian Tahiri në Mitrovicë, Ferit Idrizi në Vushtrri, Sabedin Vishi në Kaçanik, Sokol Bashota në Klinë dhe Shaban Shabani në Dragash. Krasniqi i ka përshkruar ata si individë të ndershëm dhe të përkushtuar për zhvillimin e komunave të tyre.

Ai ka vlerësuar se kryetarët nga radhët e PDK-së kanë bërë punë të jashtëzakonshme, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga niveli qendror. Sipas tij, me një qeveri që i mbështet të gjithë qytetarët pa dallim, siç bën PDK-ja, ata do të arrijnë rezultate edhe më të mira.

Krasniqi ka theksuar se balotazhi është një mundësi për të vazhduar modelin e suksesshëm të qeverisjes lokale që PDK-ja ka vendosur si standard në Kosovë. Ai ka përfunduar duke theksuar se 9 nëntori është dita e qytetarëve dhe e vlerave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *