Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka sqaruar se largimi nga koalicioni GUXO-VV me LDK-në është shkaktuar nga kërkesa të cilat ai i konsideron të paarsyeshme në raport me forcën politike të partnerëve në këshillin komunal.
Peci theksoi se gjatë mandatit të tij ka pasur një qasje të hapur dhe mirëkuptuese me shumicën e partive dhe asamblistëve, por nuk është e pranueshme që një parti me mbështetje të vogël të kërkojë pozita të shumta në qeverisjen lokale. Ai u shpreh se nuk mund të pranohet që një subjekt me vetëm 3% të kërkojë poste të rëndësishme si nënkryetar komune apo drejtues të ndërmarrjeve komunale.
Sipas tij, është e nevojshme që në politikë të ketë një edukim për të pasur kërkesa në përputhje me fuqinë politike që përfaqëson.

Leave a Reply