Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora në Mitrovicë, është regjistruar një ndryshim në renditjen e kandidatëve kryesorë.
Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar në epërsi ndaj Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës. Në fillim, rezultatet paraprake nga Qendrat Komunale të Numërimit tregonin se Tahiri kryesonte me një avantazh të lehtë prej 40 votash ndaj Pecit, duke siguruar 15,393 vota krahasuar me 15,353 të Pecit.
Megjithatë, pas numërimit të votave të diasporës, Peci mori 392 vota, ndërsa Tahiri 236. Përfundimisht, Faton Peci ka arritur një total prej 15,745 votash, duke kaluar Tahirin, i cili ka mbledhur 15,629 vota.
Me një diferencë prej 116 votash, Peci kalon në krye të garës. Balotazhi do të jetë vendimtar për përcaktimin e kryetarit të ardhshëm të Mitrovicës.

Leave a Reply