Ish-ambasadori Lulzim Peci ka kritikuar perceptimet aktuale për rugovizmin, duke e cilësuar si një “gabim të madh” konsiderimin e tij si anti-PDK dhe pro-VV.
Sipas Pecit, kjo është një keqinterpretim politik që shërben për qëllime elektorale, duke e reduktuar rugovizmin në një qëndrim taktik ndaj partive aktuale. Ai theksoi se Ibrahim Rugova, si President i Kosovës, promovonte një filozofi shtetformuese të bazuar në orientimin perëndimor, pluralizmin politik dhe kulturën demokratike, duke refuzuar radikalizmin dhe autoritarizmin.
Në periudhën e pasluftës, Rugova përfshiu në qeveri partitë e dala nga UÇK-ja, duke promovuar pluralizmin në vend të deligjitimimit të kundërshtarëve politikë. Në kontekstin e sotëm, Peci thekson se rugovizmi nuk lidhet me mbështetjen për asnjë parti specifike.
Ai nënvizon se qendra e djathtë në Kosovë është kthyer në një zonë të paqartë politike, e cila është e nevojshme për t’u larguar nga cikli i popullizmit dhe pragmatizmit pa orientim të qartë politik.

Leave a Reply