Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, njoftoi pas mesnate se situata e përmbytjeve po përmirësohet ndjeshëm.
Ai ndau disa fotografi nga terreni, duke siguruar qytetarët se Shtabi Emergjent do të qëndrojë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë kohës. Në një mesazh për qytetarët, Peci informoi se niveli i ujit në pikat më kritike ka filluar të bjerë, përfshirë edhe lumin Lushta, duke dhënë shpresë për një stabilizim të mëtejshëm të situatës.
“Flini të qetë,” u shpreh ai, duke inkurajuar banorët që të mos shqetësohen. Peci theksoi angazhimin e plotë të strukturave emergjente për të monitoruar dhe menaxhuar situatën, duke garantuar se do të jenë në dispozicion 24 orë për të ofruar ndihmë dhe siguri për të gjithë qytetarët e prekur nga kjo gjendje.

Leave a Reply