Peja do të shkojë në balotazh pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku do të përballen kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi.
Muhaxheri arriti të sigurojë 46,25% të votave, që përkthehet në 19,786 vota, ndërsa Kelmendi mori mbështetjen e 27,78% të votuesve, me gjithsej 11,883 vota. Këto të dhëna u konfirmuan zyrtarisht sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.
Balotazhi pritet të jetë një moment kyç për banorët e Pejës, të cilët do të vendosin mes dy kandidatëve për të udhëhequr komunën në vitet e ardhshme.

Leave a Reply