Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin E.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.
Vendimi është marrë për shkak të dyshimeve se ai ka kryer veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”. Sipas gjykatës, paraburgimi është i nevojshëm për të parandaluar arratisjen e të pandehurit, duke marrë parasysh që ai nuk është shtetas i Kosovës.
Paraburgimi do të zgjasë nga 2 dhjetori deri më 1 janar. Palët e përfshira në këtë proces kanë të drejtën të apelojnë vendimin brenda 48 orëve në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Leave a Reply