Pensionistët: Ndjehemi të harruar dhe të neglizhuar nga shteti

Rritja e kostos së energjisë elektrike dhe ujit, si dhe paralajmërimet për shtrenjtimin e bukës dhe produkteve të tjera bazë, po e përkeqësojnë situatën e pensionistëve në Kosovë.

Sekretari i Shoqatës së Pensionistëve, Sherif Kastrati, thekson se edhe më parë pensionistët përballeshin me vështirësi ekonomike, por tani gjendja është bërë edhe më e vështirë. Kastrati nënvizon se mbijetesa e kësaj kategorie varet kryesisht nga ndihma e familjeve të tyre, duke theksuar se pa mbështetjen e pasardhësve, pensionistët do të ishin në një situatë edhe më të keqe.

Ai shpreh shqetësimin se institucionet shtetërore nuk po tregojnë interes të mjaftueshëm për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre. Sipas Kastratit, pensionistët ndihen të harruar dhe të lënë pas dore nga shteti, duke kërkuar një vëmendje më të madhe për të adresuar nevojat e tyre emergjente.

Këto shqetësime janë bërë publike përmes një prononcimi për Front Online.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *