Përbërja e re e Kuvendit: Ndarja e mandateve pas zgjedhjeve

Kosova zhvilloi një proces tjetër zgjedhor për kuvendin më 28 dhjetor.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar mbi 49% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka mbi 21%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 13%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbi 5% dhe Lista Serbe gjithashtu ka fituar mbështetje të konsiderueshme.

Në bazë të këtyre rezultateve, ndarja e ulëseve në parlament është bërë si më poshtë: Vetëvendosje do të ketë 56 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 23, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Lista Serbe 10, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6, ndërsa pakicat jo serbe do të përfaqësohen me 10 deputetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *