Përcaktohen kundërshtarët e play-offit për Kosovën dhe Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë arritur një sukses të madh duke siguruar kualifikimin për në play-off të Kampionatit Botëror.

Sot, të dy ekipet do të mësojnë kundërshtarët e tyre për fazën e marsit, pasi ndodhen në vazon e tretë të shortit. Ndër skuadrat që mund të përballen janë Sllovakia, Çekia, Polonia dhe Uellsi.

Ceremonia e hedhjes së shortit do të zhvillohet në orën 13:00. Ky moment është i rëndësishëm për të dy kombëtaret, që synojnë të shkruajnë histori në arenën ndërkombëtare të futbollit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *