Përditësim: 56 deputetë të LVV-së pas numërimit të votave

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura pesë ditë më parë, situata në Kuvendin e Kosovës po bëhet më e qartë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e mbi 97% të votave për kandidatët për deputetë. Megjithatë, rreth 3% të votave të mbetura nga vendvotimet dhe diaspora pritet të ndikojnë në rezultatet përfundimtare dhe shpërndarjen e mandateve.

Aktualisht, disa prej kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë siguruar mandate janë Albin Kurti me 342,174 vota, Glauk Konjufca me 264,801 vota dhe Albulena Haxhiu me 139,263 vota. Ndërkohë, kandidatë si Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla-Schwarz janë gjithashtu në mesin e atyre që kanë marrë mbështetje të lartë.

Në fund, katër kandidatë po luftojnë për dy mandatet e fundit në Kuvend. Këta janë Naim Bardiqi, Vigan Qorrolli, Ilir Kërçeli dhe Fahrush Rexhepi, me numra të ngushtë votash që do të përcaktojnë fatin e tyre politik në ditët në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *