Përdorimi i internetit në Kosovë arrin 99% të popullsisë

Sipas të dhënave të Anketës TIK për Ekonomitë Familjare 2024 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, është zbuluar se 99% e familjeve në Kosovë kanë pasur qasje në internet gjatë vitit të kaluar.

Vetëm 0.8% kanë raportuar mungesë të kësaj qasjeje. Sa i përket grupmoshave, të rinjtë nga 16 deri në 24 vjeç përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të internetit me 38%.

Pas tyre vijnë individët e moshës 25-34 vjeç me 14.2%. Ndërkohë, grupmosha 65-74 vjeç ka përqindjen më të ulët të përdorimit, me 10.7%.

Përdorimi i internetit është pothuajse i barabartë mes gjinive, ku 50.3% janë meshkuj dhe 49.7% femra. Një aspekt tjetër i dixhitalizimit është prania e televizorëve të lidhur me internet.

Në tre muajt e fundit, 89% e përdoruesve të internetit kanë deklaruar se kanë një televizor të tillë në shtëpi, ndërsa 11% e tyre nuk e posedojnë këtë pajisje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *