Në garën për asamblenë komunale, deri tani janë numëruar 75.34% e votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 8,976 vota, duke u renditur e para, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 6,212 vota dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 4,121 vota. Në listën e AAK-së, Ardian Gjini është kandidati më i votuar me 8,976 vota, pasuar nga Flamur Fetahaj me 730 vota dhe Eranda Baçi me 406 vota.
Ndërkohë, në VV, Mimoza Shala kryeson me 6,230 vota, e ndjekur nga Ngadhjim Dana dhe Ledian Rexha, të dy me nga 354 vota. Në PDK, Hajdar Beqa mban vendin e parë me 4,173 vota, ndërsa pas tij janë Halit Isufi me 128 vota dhe Adelina Shehu-Kola me 348 vota.
Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shefqet Shehu ka marrë 3,639 vota, ndjekur nga Elhami Shala me 191 vota dhe Genta Domi-Hoxha me 74 vota.

Leave a Reply