Përkujtohen 29 vite nga rënia e tre ushtarëve të UÇK-së

Më 31 janar 1997, një nga përballjet e para kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhi në fshatin Pestovë.

Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, duke udhëtuar nga Prishtina drejt Vushtrrisë, ranë në pritën e forcave të sigurimit serb, ku humbën jetën heroikisht. Zahiri kishte nisur aktivitetet ushtarake në vitet ’90, duke luajtur rol kyç në krijimin e një rrjeti sigurie gjatë periudhës së grevave të përgjithshme në 1990.

Në 1991, Zahiri u largua për në Shqipëri për qëllime ushtarake, ndërsa më vonë, pas kthimit në Kosovë, u detyrua të kalohet në ilegalitet. Ai ishte ndër themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe u dallua për organizimin e sulmeve guerile kundër forcave serbe, veçanërisht në rajonin e Llapit.

Në 2008, në përvjetorin e 11-të të rënies, Zahiri u nderua me titullin “Hero i Kosovës” nga presidenti Fatmir Sejdiu. Edmond Hoxha, me një histori të dhimbshme familjare, dhe Hakif Zejnullahu, i njohur për punën e tij të heshtur, kontribuan ndjeshëm në luftën për liri.

Kontributi i tyre mbetet i paharruar në historinë e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *