Përkujtohet 21-vjetori i tragjedisë së maturantëve të Malishevës

Sot shënohet 21-vjetori i një tragjedie që tronditi thellë Malishevën dhe mbarë Kosovën.

Më 14 tetor 2004, një aksident i rëndë ndodhi afër Fushë-Arrëzit, Pukë, ku autobusi që transportonte maturantët e shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva u rrokullis në një humnerë. Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën 15 nxënës dhe 34 të tjerë u plagosën rëndë.

Pas ngjarjes tragjike, më 15 tetor, autoritetet shqiptare organizuan një ceremoni nderimi për viktimat, të cilat u përcollën me nderime ushtarake deri në kufirin me Kosovën. Trupat Mbrojtëse të Kosovës i transportuan më pas drejt gjimnazit në Malishevë.

Të rinjtë u varrosën më 16 tetor në “Lëndinën e Lotëve”, ku u ngrit një kompleks memorial në kujtim të tyre. Një vit më pas, në vendin e aksidentit u ngrit një obelisk përkujtimor nga Qeveria e Shqipërisë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës filloi ndërtimin e kompleksit memorial në varrezat në Malishevë, për të respektuar kujtimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *