Përkujtohet 27-vjetori i Konferencës së Rambujesë

Më 6 shkurt 1999 nisi Konferenca e Rambujesë pranë Parisit, një përpjekje për të zgjidhur krizën në Kosovë.

Grupi i Kontaktit, i përbërë nga përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë Christopher Hill nga SHBA, Boris Maiorsky nga Rusia dhe Wolfgang Petritsch nga BE, organizoi bisedimet që zgjatën deri më 23 shkurt. Delegacioni i Kosovës pranoi në parim marrëveshjen e propozuar për zgjidhjen e konfliktit, por delegacioni serb kundërshtoi kalimin e trupave të NATO-s nëpër Serbi, duke preferuar një prani të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Edhe raundi i dytë i bisedimeve në Paris më 15 mars nuk solli marrëveshje përfundimtare. Më 24 mars 1999, NATO ndërmori bombardime kundër forcave serbe, të cilat përfunduan më 6 qershor me Marrëveshjen e Kumanovës, duke parashikuar tërheqjen e trupave jugosllave dhe vendosjen e forcave paqësore ndërkombëtare.

Një muaj më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244, duke vendosur protektoratin ndërkombëtar në Kosovë. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *