Policia ka njoftuar për një incident në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku ka pasur një përleshje fizike mes dy kirurgëve.
Ngjarja është raportuar rreth orës 08:00 të mëngjesit, dhe autoritetet kanë filluar hetimet duke e klasifikuar rastin si sulm. Në këtë përleshje janë përfshirë dy persona.
Sipas Policisë, hetuesit e Kryeqytetit po punojnë ngushtë me Prokurorin e Shtetit për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet po vazhdojnë për të kuptuar më shumë rreth motiveve dhe dinamikës së konfliktit.

Leave a Reply