Dy djemtë e ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni Selimllari, të moshës 21 dhe 18 vjeç, u arrestuan pas një incidenti të dhunshëm në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si Blloku, ku të rinjtë, në gjendje të dehur, filluan të shqetësojnë klientët dhe stafin e një lokali nate. Pasi u nxorën jashtë nga kamarierët për shkak të sjelljes agresive, ata vazhduan me sjellje të papranueshme në rrugë.
Një efektiv policie, i cili ndodhej aty, u përpoq të qetësonte situatën, por u sulmua fizikisht nga djemtë. Kjo e detyroi policinë të kërkojë përforcime.
Patrulla e Komisariatit Nr. 2 ndërhyri shpejt dhe i shoqëroi të rinjtë në komisariat, ku ata vazhduan me sjellje agresive, duke dëmtuar pronë dhe kërcënuar punonjësit e policisë.
Ndaj tyre janë ngritur akuza për kundërshtim të punonjësit të rendit, dëmtim prone dhe kanosje. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Leave a Reply