Një incident i rëndë ka ndodhur në objektin e Komunës së Prishtinës, ku një përplasje fizike ka përfunduar me dhunë. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, zyrtari Fehmi Kupina ka mbetur i lënduar pasi është goditur me shishe në kokë nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu. Incidenti ndodhi pas një seance të Kuvendit Komunal, ku besohet se ishte i pranishëm edhe kryetari Përparim Rama. Kupina, i cili është kryesues i Kuvendit Komunal dhe ka themeluar partinë “Lidhja për Prishtinën” pas dorëheqjes nga LDK-ja, është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, tensionet brenda Komunës janë rritur dhe policia pritet të japë detaje mbi rastin.

Leave a Reply