Përmbyllen deklaratat në gjyqin Thaçi dhe të tjerëve në shkurt

Gjykata Speciale ka njoftuar se nga data 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohet faza e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë kësaj periudhe, pritet që përfaqësuesit e prokurorisë, avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit të paraqesin argumentet e tyre përfundimtare. Thaçi dhe ish-bashkëpunëtorët e tij përballen me akuza për krime lufte që pretendohet se janë kryer nga marsi 1998 deri në shtator 1999, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Që nga nëntori i vitit 2020, të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim. Prokuroria mbylli çështjen më 15 prill, ndërsa mbrojtja e përfundoi paraqitjen e saj më 2 dhjetor.

Fillimisht, deklaratat përmbyllëse ishin planifikuar të zhvilloheshin nga 9 deri më 13 shkurt, por agjenda është përditësuar për të përfshirë më shumë ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *