Gjendja e përmbytjeve në Kosovë ka treguar përmirësim pas ndalimit të reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, sipas të dhënave nga Qendrat Operative Emergjente 112.
Në lumenjtë kryesorë niveli i ujit është ulur dhe nuk ka rrezik për përmbytje të reja. Në Prishtinë, janë shënuar disa përmbytje të vogla në nënkalime dhe disa rrugë dytësore janë të bllokuara, por situata është nën kontroll.
Në Prizren, gjatë natës ka pasur pak ndërhyrje, kryesisht teknike. Në Mitrovicë, situata është e qetë, megjithëse disa familje janë evakuuar përkohësisht në jugun e qytetit.
Në Pejë, ka pasur dy ndërhyrje në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje. Në Gjakovë dhe Gjilan, situata është e qetë me rënie të nivelit të ujit.
Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë në gatishmëri, ndërsa Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 mbetet aktiv në monitorimin e situatës. Autoritetet kanë apeluar për kujdes në qarkullimin rrugor për shkak të ngricave dhe rrugëve të bllokuara nga shembjet.

Leave a Reply