Perparim Rama dhe djali i Hashim Thaçit marrin pjesë në protestë

Në Tiranë po zhvillohet një protestë ku kërkohet drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Një numër i madh qytetarësh nga Kosova janë drejtuar drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë. Pjesë e këtij tubimi është edhe Perparim Rama, kreu i Komunës së Prishtinës, i cili ka organizuar transport falas me autobusë për të lehtësuar pjesëmarrjen e protestuesve.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, Rama është parë bashkë me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ky nuk është angazhimi i parë i Ramës në aktivitete të ngjashme, pasi ai kishte marrë pjesë edhe në një protestë të mëhershme të mbajtur në Prishtinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *