Përpjekja për t’u arratisur nga Kosova dështon, hajduti arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Një 25-vjeçar është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Sipas një deklarate nga Policia, personi i identifikuar si Sh.F., akuzohet për kryerjen e të paktën gjashtë vjedhjeve gjatë vitit 2025, në disa markete të ndryshme në qytetin e Prizrenit.

Ky individ dyshohet se po përpiqej të largohej nga territori i Kosovës.

“Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Policisë së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *