Analisti politik Rrahman Paçarizi ka parashikuar se të dielën, më 26 tetor, nuk do të formohet Qeveria e re e Kosovës, pavarësisht seanca e thirrur nga Kuvendi.
Ai theksoi mungesën e kontakteve të drejtpërdrejta të Lëvizjes Vetëvendosje me parti të tjera si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për krijimin e një koalicioni qeverisës. Paçarizi vuri në dukje se, megjithëse është thirrur mbledhja e Kuvendit, nuk duhet të nxitohet me konkluzione pasi nuk ka marrëveshje politike të arritura.
Ai përmendi se Fatmir Limaj, pavarësisht presioneve për shkak të numrit të vogël të deputetëve, nuk është i gatshëm të futet në një marrëveshje me Vetëvendosjen. Profesori universitar gjithashtu tregoi për përpjekjet e fundit për të bindur disa deputetë që të mbështesin Vetëvendosjen në votimin e së dielës.
Ai përmendi mundësinë e një votimi të fshehtë dhe kontestimin e tij më pas, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese mund të ndikojë në zhvillimet gjatë ditës.

Leave a Reply