Gjatë një interviste me deputetin Armend Zemaj, ka ndodhur një përplasje fizike mes tij dhe një qytetari, ka bërë të ditur gazetari Astrit Gashi.
Incidenti ndodhi në orët e pasdites, ndërsa Policia e Kosovës është informuar menjëherë për ngjarjen. Policia ka marrë të gjitha pamjet filmike për të kryer hetimet e nevojshme.
Gashi, duke shprehur keqardhjen e tij për këtë incident, theksoi se si individ dhe si pjesë e medias, është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e plotë të këtij rasti. Ai vendosi të mos japë detaje të mëtejshme, për të mos ndikuar në ecurinë e hetimeve policore.

Leave a Reply