Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Prishtinë, rreth orës 18:30.
Informacioni është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka bërë të ditur se aksidenti, i cili përfshinte vetëm një automjet me targa vendore, ka ndodhur në kilometrin e 26-të të kësaj rruge.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren. Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij nuk është e rëndë.

Leave a Reply