Një incident me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku një person është lënduar.
Ngjarja ka filluar pasi viktima nuk ka respektuar përparësinë e kalimit për një tjetër shofer, sipas raportit të Policisë. Pas këtij konflikti, personi i dyshuar ka dalë nga vetura e tij Audi A3, duke fyer verbalisht viktimën dhe më pas ka shtënë me armë në tokë.
Plumbi ka goditur viktimën në këmbë, duke e lënduar atë. Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet janë ende në kërkim të tij.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor për plagët e marra. Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe konfiskuar predha dhe gëzhoja, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Leave a Reply