Një incident ka ndodhur në pikën kufitare të Merdarit, ku një shtetas italian është arrestuar për shkak të një bluze me mbishkrimin e UÇK-së, raportoi media serbe Kurir.
Personi 35-vjeçar me inicialet E.E. u ndalua nga policia serbe pasi bluza që mbante u konsiderua si nxitëse e urrejtjes dhe intolerancës etnike, racore dhe fetare.
Gjatë kontrollit të automjetit të tij, një Peugeot, në bagazhin e të cilit u gjet bluza, autoritetet serbe vendosën që të ndalonin të dyshuarin për 48 orë. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje për të përballur akuzat e ngritura.
Ky zhvillim ndodh në prag të ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, një përballje që ka ngjallur interes të madh. Kurir thekson se ky arrestim është një nga ngjarjet që e bën këtë ndeshje më shumë se një ballafaqim sportiv.

Leave a Reply