Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, ku një burrë është gjetur i pajetë.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur më 30 dhjetor 2025, rreth orës 14:00. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia dhe ekipet mjekësore kanë shkuar në vendngjarje, ku është konfirmuar vdekja e personit.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të vdekjes, sipas vendimit të prokurorit përgjegjës. Hetimet lidhur me këtë rast janë në proces nga autoritetet përkatëse.

Leave a Reply