Person humb jetën në aksident trafiku në rrugën Komoran-Carralevë

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën që lidh Komoranin me Carralevën, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi.

Ngjarja është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe se Policia ka marrë sinjalizimin rreth orës 19:30. Pesë individë janë lënduar nga ky incident, ndërsa njëri prej tyre, një burrë, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Personat e tjerë të plagosur janë transportuar për ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njësiti rajonal i trafikut është duke hetuar për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që hetimet janë në proces e sipër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *