Person ndalohet për kalim të paligjshëm kufiri në Hani i Elezit

Një qytetar i Kosovës është ndaluar nga policia për t’u marrë në pyetje pasi dyshohet se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Kosovë nga Maqedonia e Veriut me automjet.

Pasi kaloi kufirin, ai dyshohet të ketë braktisur automjetin në fjalë, së bashku me katër persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar ende. Në automjetin e braktisur, policia ka zbuluar disa sende personale si një telefon celular, dy çanta krahu, një çantë të vogël, rroba dhe disa artikuj të tjerë.

Automjeti është marrë dhe është dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejshme hetimore. Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt, në konsultim me prokurorin e çështjes.

Hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast janë ende në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *