Personalitete të njohura marrin pjesë në drekën e lamtumirës për Fatos Nanon

Një drekë lamtumire për ish-kryeministrin Fatos Nano mblodhi bashkë personalitete të njohura, duke përfshirë Ukë Rugovën, djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, së bashku me emra të shquar të Partisë Socialiste si Pandeli Majko, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.

Në tryezën e përbashkët u fotografuan gjithashtu miqtë e ngushtë të Hashim Thaçit, përfshirë Xhavit Halitin dhe Vlorën Çitaku. Ceremonia e lamtumirës për Nanon u zhvillua në pallatin e kongreseve, ku u mbajtën homazhe në nder të tij.

Në këtë ngjarje morën pjesë familjarët, miqtë, të afërmit, figura politike nga të dyja krahët e spektrit politik, si dhe qindra njerëz të tjerë që erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *