Një incident ka ndodhur në rrugën “Skëndërbeu” në Gjakovë, ku një person është arrestuar pasi sulmoi një zyrtar policor me makinë.
Ngjarja u regjistrua të hënën rreth orës 13:20. Policia e Kosovës raportoi se i dyshuari, një burrë kosovar, reagoi me zemërim ndaj një tikete parkimi të lëshuar për parkim të parregullt.
Ai drejtoi automjetin drejt zyrtarit të policisë, duke e goditur atë në këmbë dhe duke i shkaktuar lëndime. Zyrtari i policisë mori trajtim mjekësor për plagët e pësuara, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, u vendos në mbajtje.

Leave a Reply