Në Mitrovicë, ekipet e shpëtimit dhe emergjencat kanë ndërhyrë me sukses për të shpëtuar dy familje që ishin bllokuar nga vërshimet në lagjen “2 Korriku”.
Ndërkohë, po vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar një familje tjetër që është ende në rrezik. Gjatë natës, dy familje të tjera janë evakuuar dhe vendosur në një zonë të sigurt.
Kryetari i komunës, Faton Peci, ka qenë i pranishëm gjatë operacionit të shpëtimit këtë mëngjes, duke ndjekur nga afër zhvillimet. Ky angazhim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar mbrojtjen e banorëve të prekur nga vërshimet.

Leave a Reply