Pesë gjyqtarë të rinj emërohen në Gjykatën e Mitrovicës

Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit fillestar në Akademinë e Drejtësisë, pesë gjyqtarë të rinj kanë nisur detyrat e tyre praktike në Gjykatën Themelore të Mitrovicës dhe degët e saj në Vushtrri dhe Skenderaj.

Bujar Xhosha, Nazif Fetahu, Fatjona Bekteshi Barku, Nazmije Maxhera Paci dhe Besart Prishtina janë emrat e tyre. Të rinjtë janë pritur nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës, Bekim Veliqi, i cili iu uroi mirëseardhje të përzemërt dhe garantoi mbështetje të plotë gjatë kohës që do të shërbejnë në postet e reja.

Kjo mbështetje synon t’i ndihmojë ata në zbatimin e detyrave që i presin në gjykatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *