Pesë milionë euro të sekuestruara në aksionin kundër kartelit në Gjermani

Në një operacion të madh ndërkombëtar, policia gjermane, në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar mbi pesë milionë euro.

Sipas EUROPOL-it, këto operacione synojnë goditjen e “Kartelit Ballkanik”, të përfshirë në trafikimin e drogës nga Kolumbia. Operacioni, i cili përfshinte rreth 500 zyrtarë policorë gjermanë, zbuloi një rrjet të gjerë kriminal që transportonte kokainë në Evropë përmes Spanjës.

Në këtë kuadër, tetë shtetas serbë janë arrestuar në Spanjë, të akuzuar për logjistikën dhe shpërndarjen e drogës. Këta individë po përballen me ndalime të udhëtimit, së bashku me tre shtetas sllovenë dhe një bullgar.

Hetimet kanë zbuluar se rrjeti kriminal ka pastruar para përmes investimeve në pasuri të patundshme në BE dhe më gjerë. EUROPOL-i thekson se ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar që trafikojnë drogë në Evropë.

Këto grupe ballkanike janë objekt i hetimeve të shumta ndërkombëtare për trafikim droge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *