Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur një muaj paraburgim për pesë të dyshuar të tjerë lidhur me manipulimet e votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit në këtë komunë.
Personat e identifikuar si A.Sh., I.B., B.S., dhe H.P. përballen me akuzën e falsifikimit të rezultateve.
Ndërsa N.B. është nën hetim për keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke mos përmbushur detyrimet ligjore.
Sipas gjykatës, masa e paraburgimit do të zgjasë deri më 28 shkurt. Deri më tani, ky rast ka çuar në paraburgimin e gjithsej 23 personave të tjerë të dyshuar.

Leave a Reply