Pestova Shpk, me markën e saj VIPA, është bërë kompania e parë në Kosovë që ka marrë barkodet ndërkombëtare GS1, duke regjistruar produktet e saj në sistemin global të identifikimit me emërtimin zyrtar “Republic of Kosovo”.
Kjo arritje është realizuar përmes bashkëpunimit me GS1 Kosovo, pjesë e rrjetit global GS1, që njihet për standardet e tij të përdorura nga tregjet dhe distributorët kryesorë në mbarë botën. Ky zhvillim i jep produkteve VIPA një mundësi unike për t’u identifikuar dhe pranuar në nivel ndërkombëtar, duke hapur dyert për eksport dhe integrim në tregjet globale.
Regjistrimi i Kosovës si vend origjine në barkodet e produkteve përbën një hap të rëndësishëm jo vetëm për Pestova Shpk, por edhe për të gjithë prodhuesit e tjerë vendas, duke përmirësuar prezencën e Kosovës në skenën e tregtisë botërore.

Leave a Reply