Pezullime të mundshme në transportin publik të Prishtinës për shkak të motit

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të qytetarëve për shkak të përkeqësimit të pritur të kushteve atmosferike, duke përfshirë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Qytetarëve u rekomandohet të kufizojnë lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme dhe të përdorin pajisjet e detyrueshme të dimrit gjatë qarkullimit. Në lidhje me transportin publik, është paralajmëruar se mund të ketë vonesa në disa linja, ndërsa në zonat ku qarkullimi nuk është i sigurt, shërbimet do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve.

Komuna ka premtuar informim të shpejtë të qytetarëve në këto raste. Për çdo nevojë për ndihmë ose raportim të problemeve në qarkullim, qytetarët mund të kontaktojnë qendrën e thirrjeve në numrat e publikuar.

Komuna falënderon për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve në këto kushte të vështira moti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *