Pjesëmarrja e diasporës në votim me postë arrin 88%

Procesi i shpërndarjes së pakove me fletëvotime për votuesit jashtë vendit po vazhdon sipas planifikimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, deri tani janë dërguar 88% e pakove, duke nisur nga mëngjesi i së martës deri në mesnatën e së mërkurës. Nga 57,829 dërgesa të planifikuara, 50,611 janë shpërndarë me sukses.

Shumica e këtyre dërgesave, rreth 90%, janë dorëzuar në vendet e Europës, ndërsa 51% kanë mbërritur jashtë Europës. Megjithatë, në 1,941 raste dërgesat nuk janë pranuar pasi votuesit nuk ishin në shtëpi.

Sipas kontratës me operatorin ekonomik, këto pako mund të dorëzohen në maksimum tre herë te votuesit. KQZ ka miratuar afatet për dorëzimin e këtyre pakove, duke planifikuar mbërritjen e tyre në Europë nga data 16 deri më 18 dhjetor dhe për shtetet jashtë Europës nga 17 deri më 19 dhjetor.

Për të lehtësuar procesin e votimit, janë hapur kuti postare në 23 shtete të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Australinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *