Pjesëmarrja e diasporës në votime arrin 84.24% në ambasada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka raportuar se një përqindje e lartë e votuesve të diasporës ka marrë pjesë në zgjedhjet përmes përfaqësive diplomatike.

Nga 19,187 votues të regjistruar jashtë vendit, 16,165 prej tyre, përkatësisht 84.24%, kanë përdorur të drejtën e votës. Ndërkohë, procesi i votimit me postë ende nuk ka përfunduar, dhe të dhënat përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime priten pas përfundimit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare.

Deri tani, nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë marrë 18,000 pako me fletëvotime, sipas zëdhënësit Valmir Elezi. KQZ gjithashtu informoi se këtë vit janë regjistruar për të votuar 2,860 persona me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave paraprake, mbi 9,900 votues janë regjistruar për votim me kusht në 57 vendvotime të shpërndara në 38 komuna të Kosovës. Procesi i verifikimit të votave do të vazhdojë në qendrat komunale të numërimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *