SBASHK-u merr pjesë në një punëtori ndërkombëtare për arsimin në Varshavë
Në Varshavë po zhvillohet një punëtori dyditore, më 15 dhe 16 tetor 2025, e organizuar nga Federata Evropiane e Punëdhënësve të Arsimit (EFEE) dhe Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE).
Në këtë aktivitet, ku marrin pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë Ballkanin Perëndimor, është i pranishëm edhe kryetari i ETUCE-së, John MacGabhann. Delegacioni i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nga Kosova, përfaqësuar nga Ymer Ymeri dhe Vjollca Shala, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me MacGabhann.
Diskutimi u përqendrua në sfidat e dialogut social në Kosovë dhe mundësinë e rifillimit të negociatave për Kontratën Kolektive me Ministrinë e Arsimit. Gjithashtu, në këtë tryezë është diskutuar rritja e atraktivitetit të profesionit të mësuesisë, krahasimi i orëve të punës së mësimdhënësve në rajon, dhe rëndësia e dialogut social në përmirësimin e sistemit arsimor.
Përvojat e SBASHK-ut në mbrojtjen e të drejtave të mësuesve dhe avancimin e profesionit janë ndarë me pjesëmarrësit e tjerë.

Leave a Reply