Në një ceremoni certifikimi, morën pjesë zëvendëskomandanti i Logjistikës, kolonel Mehmet Lladrovci, komandanti i Regjimentit të Mjekësisë, Dr.
kolonel Xhevdet Tahiraj, dhe komandanti i Regjimentit të parë të KFT-së, nënkolonel Arben Abdyli. Gjatë fjalës së tij, kolonel Lladrovci vuri në dukje se këto trajnime janë themelore për përmirësimin e kapaciteteve operacionale, avancimin drejt anëtarësimit në NATO dhe rritjen e gatishmërisë për mbështetjen e operacioneve paqësore globale.
Trajnimi kishte për qëllim rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes dhe ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu, përfshinte stabilizimin e gjendjes së pacientëve dhe përgatitjen për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuara dhe të standardizuara në përputhje me protokollet taktike të kujdesit para-spitalor.

Leave a Reply