Planet e Arian Tahirit për Mitrovicën: Parkingje dhe transport

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka prezantuar programin e tij 4-vjeçar, të cilin synon ta realizojë nëse fiton zgjedhjet e 12 tetorit.

Gjatë një interviste në Pressing, Tahiri theksoi se janë identifikuar detyrat që i përkasin kryetarit të komunës, duke u analizuar kostoja dhe koha e implementimit të tyre. Një nga prioritetet e tij është trajtimi i lumenjve dhe përmirësimi i infrastrukturës publike, përfshirë ndriçimin, hapësirat e gjelbra dhe këndet për fëmijë.

Tahiri gjithashtu përmendi sfidën e parkingjeve publike, duke planifikuar ndërtimin e tri parkingjeve që do të kenë kapacitet për 2500 automjete. Ai gjithashtu premtoi modernizimin dhe digjitalizimin e stacionit aktual të autobusëve, duke hapur rrugën për përmirësimin e transportit publik.

Projekti parashikon zgjerimin e shërbimeve edhe në lagjet dhe fshatrat përreth Mitrovicës. Tahiri synon të mbyllë ciklin e unazës së brendshme të qytetit për të lehtësuar trafikun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *