Juventusi po përgatitet për një afat kalimtar vere me buxhet më të madh se ai i janarit, por strategjia mbetet e pandryshuar: përforcime të konsiderueshme dhe lojtarë me kosto të ulët, nëse është e mundur, si transferime të lira.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi torinez ka vënë në shënjestër disa futbollistë që janë në prag të skadimit të kontratës. Një objektiv i mëparshëm, Oscar Mingueza, nuk arriti të transferohej për shkak të kërkesave financiare të Celta Vigos.
Për mbrojtjen e djathtë, Juventusi po shqyrton edhe mundësinë e Zeki Celik, i cili ka përvojë në Serie A dhe fiton rreth 2 milionë euro në sezon. Mbrojtësi Marcos Senesi është një tjetër prioritet për bardhezinjtë.
Ai mund të largohet nga Bournemouth dhe është i interesuar për një kalim në Torino, megjithëse konkurrenca nga Premier League është e fortë. Juventusi duhet të ofrojë një pagë midis 3 dhe 5 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Në mesfushë, klubi po shqyrton mundësinë e rikthimit të Franck Kessié, ndërkohë që po monitoron edhe Xaver Schlager të RB Leipzig. Edhe Bernardo Silva është një emër në listën e dëshirave, por transferimi i tij do të kërkonte investime të mëdha.

Leave a Reply